Tuesday, April 14, 2026
BallinaVitrina e libritBarie Çupi-Ekuacioni i jetës

Barie Çupi-Ekuacioni i jetës

Ndërsa njësojmë të kundërtat,
mohime,
pohime,
ndërtojmë botë,
gjithçka e jona,
një atom i shpërbërë.

gjithmonë në lëvizje,
liritë janë pluse,
dimensioni i pafundm i çdo fryme,
hije të mjegullta veç në shtytjet e kohës,
e koha,
graviteti që kemi nevojë ta ndjejmë,
ta shumëzojmë,
pa e matur si,
as me numra,
as me fjalë,
i zbërthejmë asaj,
më së shumti minuse,
askund barazime,
në ekuacionin e pashpjegueshëm të jetës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT