BallinaVitrina e libritBekim Blaku-PA CENSURË

Bekim Blaku-PA CENSURË

Telajo është
Ai vendi magjik
Ku mbarojnë fjalët
E piktori lë të shpërthejnë
Me vrull ëndrrat

Imagjinata endet
Lugjeve të dëshirave
Lumturia ka ngjyrën e vet
Dhembja e ka të sajën

Loti mbetet i ngrirë
E dashuria shpërthen
Përtej kornizash
Derisa papritur
Në një cep të telajos
E njeh veten

E nganjëherë
Një penel i vetëm
Mjafton të trazojë
Heshtjen e një shpirti

Një e kuqe
Për atë që digjet ende
Një blu
Për atë që s’u tha kurrë
E një e bardhë
Për plagët
Që mësuan të heshtin

Në telajo
Nuk ka frikë
As “duhet”
As “s’bën”

Atje edhe dhimbja
Gjen të drejtën
Të bëhet e bukur

Atje zemra
Nuk pyet askënd
Para se të flasë

Dhe piktori vazhdon…
Hedh ngjyrë mbi ngjyrë
Ëndërr mbi plagë
Dashuri mbi heshtje

Pa korniza
Pa maska
Pa frikë

Në fund
Sheh veten
Në pikturë
Pa censurë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT