BallinaVitrina e libritBesa Januzi-Rexhepi-NJË KUJTIM I BUKUR

Besa Januzi-Rexhepi-NJË KUJTIM I BUKUR

Shumë herë rri e shikoj nga dritarja e përhumbur
në mendime, koha më kalon,
Mendimet më quan atëherë kur isha fëmijë,
Kishte zhurmë, kishte knaqësi, si bleta në koshere,
Sot ka vetëm qetësi ose ndonjë krrokatë e ndonjë sorre.

Aty gumëzhinte nga klithmat e kalamajve plot jetë,
Sot, si nënë jetime ajo lagje ka mbetë,
Nuk ka zhurma fëmijësh, as zhurmat e punëtorëve,
Kanë mbetur thatë edhe stolet e dashnorëve.

Dikur, rrinim e loznim së bashku
Se e tërë lagja e kishte vetëm një top,
Sot secili ia kthen shpinën tjetrit
Dikush në telefon e dikush në laptop.

Dikur çdo gjë ndanim mes fqinjëve
Edhe pse kishim pak shumë pak,
Sot të merr malli të takosh dikë rrugës,
E t’i ndërrosh dy a tri fjalë

Shumë më merr malli për kohën e vjetër,
Loznim me shokë e shoqe, nën llambën e fikur,
Tash jemi mbyllur në shtëpitë tona luksoze
E zemra qan se asgjë nuk është më si dikur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT