BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-DASHURIA S’TË LË TË QETË

Murtez Asllani-DASHURIA S’TË LË TË QETË

Kur dashuria të kaplon
diçka në zemër të kafshon,
s’je i qetë asnjëherë
të duket vetja njeri pa vlerë.

Dashuria ta shton jetën
aty e gjen të vërteten,
shpirti qetësohet e gëzohet
sa më afër t’i afrohesh.

Dashurinë kush e ka provuar
gjithmonë ndihet i trazuar,
ajo kurrë s’të lë të qetë,
prandaj vepro si di vetë.

Kur parasysh më vjen ndonjëherë
edhe gjumi kur s’më merr,
vetullholla më kujtohet
edhe shpirti më lëndohet.

Kur të afrohet shpesh t’gëzon
gjakun n’deje ta ndryshon,
zemra cfilitet e lëndohet,
kur nga ti ajo largohet.

Më kujtohesh shpesh në jetë
dallëndyshe me krah të lehtë,
buzët e kuqe si qershia
rroftë përjetë dashuria!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT