Nëna nuk mundet më aty,
do ti plasë zemra, tha.
Brenda muresh të huaj,
nuk humbasin kujtime, humbet vetvetja.
Nëna ri afër dritares,
me sy të përhumbur diku larg.
Lotët ju thanë mbi faqe,
fjalët i vijnë rrallë.
Nëna i ra ziles disa herë,
askush nuk i erdhi pranë.
Shtratit të vetmisë ju lidh shpirti,
hije e rëndë mbi fytyrë i ra.
Nëna shtrëngoi zemrës kujtimet,
dhimbjes, që mbeti pa fjalë.
Jehonë e hapave i dëgjohet akoma.
Zëri i ëmbël që foshnjat, thërriste me mall.
