Prapë të erdhi hëna sonte në dritare
Si çupezë e turpshme me fustan të verdhë
Me gishtat e saj të lyen flokët me argjend
T’i mpleks pastaj gersheta e mbi sup t’i hedh
Diçka të pëshperit ngadalë zëulet në vesh
E sytë e lënduar ëmbël ëmbël t’i puth pak
Mbi supe të hedh bluzën e mirë portokalli
Shallin e bukur në gushë ta ndreq me merak
-Për ty hapa rrugë fosforente në mes të natës
Yjet krushq do ta sjellin- butësisht të thotë
Të fshehtën ma tha mua,të lutem buzëqesh
Në cepin e syrit nuk dua ta shoh atë lot-
