Nëna, priste bijtë me duart në zemër.
Me sytë që ju thanë mjegullës së kohës.
Zemra e saj mësohej me mungesën,
vitesh, që si lumenj të tërbuar kalonin.
Zëra të largët sillte era,
gjethe këputur në stinë mërgimi.
Zogj të plagosur , mbledhur kujtimet,
loti mbi gur, i nxehtë binte.
Natës së errët yjet, qirinj pa kishë.
Territ, ulërin qeni i oborrit.
Hiri i oxhakut, tretet pa zë.
Zbrazëti e heshtur, kambanë mortore.
Dheut të huaj, bijtë luftojnë me jetën,
me bukën e hidhur,
Me ëndrra të thinjura,
trëndafila të ngrirë nga acar i egër.
Tingëllim i gjuhës psallm i humbur,
çatisë së huaj ku heshtur flinin.
Në ç’ do rrugë, kërkojnë hijen e shtëpisë,
si shigjetat yllin e veriut.
Mërgimi, ujk që ha sorra të varfra.
Erë e zezë që shuan zëra shtëpie.
Dallgë që rrëmben bijtë larg
dhe hijet i kthen në kujtime.
Kur vjeshta mbuloi oborrin me gjethe, ..
nëna, nuk pyeti më për kthimin.
Gjunjë përkulur para ikonës tha;
Mjafton mirë bijtë e mij të ini,
Prej meje, ..e kini marë bekimin.
