Durimin e mbylla në çantën e udhëtimeve,
Për ta ruajtur si pronë e filozofisë së jetës,
Ditën kur një insekt pickoi pulsin e pulsit të kohës,
Insekt i helmët,
Që më bëri të kafshoj hekurin e mbijetesës,
Dhe botën të mos e lëndoj me ulërima dhimbje,
Dorëzuar në kordonët ku lëvriu dhimbja e fundit,
Dhe prej fundit u ngjiz fillimi rishtar,
Sa shumë njoha ato ditë,
javë, muaj…..
Eh, durimi, plaku i mençur, i vjetër sa jeta,
I gdhendur në vis të shenjtë në mua,
Të jam falë,
E di, më ke falë mosdorëzimin,
Sa shumë mësova ato ditë, javë, muaj…
