Sunday, April 19, 2026
BallinaVitrina e libritFlorim Nuha-S’më kujtohet fjala e fundit”

Florim Nuha-S’më kujtohet fjala e fundit”

S’më kujtohet fjala e fundit që ta thashë ty,
mbeti pezull në ajër, humbi diku pa kthim aty.
Si një varg që u këput para se të bëhet poezi
si një ëndërr që mbaron pa dashuri

E kërkova në çdo natë, në çdo ëndërr që kalon,
por si hije më largohej, si një zë që më mungon.
Çdo kujtim më flet për ty, por s’e sjell dot atë fjalë,
që do mbyllte çdo kujtim e do ndalte këtë mall.

Ndoshta ishte “të dua” që s’arrita ta them dot,
ose “mos më harro” që u tret mes lotësh sot.
Ndoshta ishte një premtim që nuk gjeti guxim,
që mbeti thellë në zemër pa marrë kurrë një fillim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT