Saturday, April 18, 2026
BallinaVitrina e libritSylejman Qyqalla-NJERI

Sylejman Qyqalla-NJERI

S’mjafton të thuash:”Jam shqiptar”,
E të krekosesh nëpër rrugë,si bibani,
Kur kombit s’i lë gjë të mbarë
Dhe i dorës së dytë të mbetet vatani!

S’mjafton të çirresh si bisha me çifteli,
T’i ngatërrosh gishtat shqiponjën ta bësh,
Nëse Atdheun ma çon nëpër xhami
Dhe Shqipen e bukur s’ta kap asnjë vesh!

S’mjafton të tallesh:”UÇK…”Adem Jashari!”,
E trojet shqiptare m’i do për Iran,
Kur Kosovën-si hajdut-e hëngre për së gjalli
Në vend të Abetares-më sjell kuran!

S’mjafton të quhesh asgjë tjetër,asgjë,
Nëse,mbi të gjithat,s’je njeri,
Nëse Atdhe,gjuhë e flamur anash i lë,
Të pështyj fenë tënde me gjithë ty!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT