Zëri,
Instrumenti i parë që zgjon agun,
Sapo cek të parën dritë prej lindjes,
Është kënga që lind me qarjen e parë,
Kjo valë e ëmbël që prek kujtimet,
Zëri,
Ky gurgull që rrjedh si lumi ndër male,
Kjo melodi që zemrën qetëson,
Herë si erë në fusha të gjalla,
Herë si dallgë që malin zgjon,
Zëri,
Pa materie, organ i pamatë i bukur,
Bekimi prej hyjnish i rrallë, i rrallë,
Më shumë se notat në pentagram,
Prej tij ndjenja jeton dhe frymëzon,
Zëri,
Kënga e përjetësisë pa kompozitor,
Si lahutë në kohë e në çdo kujtim,
Filarmoni e jetës, thesar melodik,
Dritë që s’njeh errësirë e mërgim.
