BallinaVitrina e libritFALI NDREKA – zëri poetik shqiptar që nderon kombin në arenën kombtare...

FALI NDREKA – zëri poetik shqiptar që nderon kombin në arenën kombtare dhe ndërkombëtare

Nga Milano e Italisë, poeti dhe publicisti shqiptar Fali Ndreka vazhdon të ngrejë lart emrin e kulturës dhe letërsisë shqiptare në skenën botërore. Me përkushtim të gjatë ndaj fjalës artistike dhe publicistikës, ai ka arritur të bëhet një zë i respektuar në qarqet letrare ndërkombëtare.
Krenari kombtare kur nje poet profesor arrin permes letersisë shqiptare.Urojm je vetëm unë po mbar kombi suksese në krijimtarin e tij letrare shqiptare.
Prof. Fali Ndreka, poeti me permasa botrore
së fundmi, më 06.05.2026, mori pjesë në konkursin ndërkombëtar të poezisë të organizuar nga Gazeta prestigjioze:

The Daily Global Nation – Bangladesh
Global Writers Academy – Indi .
Urime.

Në këtë konkurs letrar me jehonë botërore, ai konkurroi me poezinë e tij me titull:

Eksperienca e dashurisë

nën temën:
Kur dashuria shndërrohet në një lutje – Gitanjali i Rabindranath Tagore-s.

dhe u shpall ndër njëzet fituesit më të mirë në botë për çmimin prestigjioz:

BHANUSINGHA LITERARY AWARD

Ky është një sukses i madh jo vetëm për autorin, por edhe për letërsinë shqiptare, e cila vazhdon të dëshmojë se fjala shqipe ka forcë, ndjenjë dhe vlera universale.

Fali Ndreka është poet dhe publicist me origjinë shqiptare, qytetar italian, që jeton prej shumë vitesh në Milano. Ai ka kryer studimet në Shkollën Pedagogjike 17 Nëntori në Tiranë dhe më pas në Universitetin e Tiranës, në degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Gjithashtu ka përfunduar studimet në Teologji-Filozofi dhe ka kontribuar ndër vite si mësues, poet dhe publicist në media të ndryshme shqiptare.

Shkrimet dhe poezitë e tij mbartin frymë njerëzore, ndjenjë kombëtare dhe thellësi shpirtërore, duke e bërë atë një emër të respektuar në diasporën shqiptare.

Për këtë arritje të rëndësishme ndërkombëtare, i përcjellim urimet më të sinqerta poetit Fali Ndreka, me dëshirën që suksese të tjera ta shoqërojnë gjithmonë në rrugën e tij krijuese dhe njerëzore.

Me respekt dhe vlerësim për poetin që i jep dritë fjalës shqipe.

Autor:
Acad.Miftar Tërshnjaku

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT