BallinaLajmeGjendet pa shenja jetë një 31-vjeçar në Durrës, dyshohet se ka pësuar...

Gjendet pa shenja jetë një 31-vjeçar në Durrës, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak

Një 31-vjeçar është gjetur pa shenja jete, mëngjesin e sotëm në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, në Durrës.

Burime policore bëjnë me dije se trupi u gjet në anë të rrugës e menjëherë është njoftuar Urgjenca dhe u dërguar në spital.

Nga hetimet rezulton se 31-vjeçari ishte nga Shijaku dhe mëngjesin e sotëm nuk është ndjerë mirë dhe ka marrë makinën e është drejtuar për në spitalin e Durrësit.

Pa u futur në Durrës, dyshohet se gjendja e tij është rënduar. Ka ndaluar mjetin e ka dalë nga makina. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.

/Top Channel/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT