𝗕𝗶𝗿𝗰̧𝗲 𝗛𝗮𝘀𝗸𝗼, profesor, aktor i shquar i teatrit dhe kinematografise, pedagog në Akademine e Arteve, ka lindur në Dukat të Vlorës më15 mars 1942.
Pas diplomimit mbahet pedagog pranë këtij instituti punë të cilën e ka vazhduar gjatë në dhënien e lëndës se Mjeshtërisë së Aktorit. Për punën e tij akademike i është dhënë titulli “Profesor”.
Në teatër ka interpretuar mbi 12 role. Roli i tij më i realizuar është ai i Milos në komedinë “Shi në plazh” shkruar nga Teodor Laço.
Nepermjet interpretimit dinjitoz ai ka krijuar figura artistike të paharruara që përfaqësojnë një psikologji të veçantë, duke veçuar atë të labit, të plakut të sertë ose të njeriut që i shpreh qartë e prerë qëndrimet e tij.
Roli i tij i parë në kinematografi është në vitin 1971 në atë të ballistit në filmin “Kur zbardhi një ditë”.
Më tej do të vazhdonin rolet e tij në shumë filma si ai i Mete Jahos tek filmi “Radiostacioni” në vitin 1979, roli i Syrjait në filmin “Skëterrë 43” në vitin 1980, roli i profesorit në filmin “Gurët e shtëpisë sime” në vitin 1985 si dhe shumë role në filma të tjerë për të mbërritur në rolin e tij më të fundit në filmin “Kronikë Provinciale” në vitin 2009.
Në vitin 1991, merr titullin Profesor.
Në vitin 1976, urdhri “Naim Frashëri”, klasi i dytë , në vitin 1988 “Artist i Merituar”. 18 Prill 1987, Medaljonin e Festivalit për interpretimin e rolit të Dajës në filmin “Dhe vjen një ditë” në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 13 deri në 18 prill të vitit 1987.
Më 22 Prill 1989, Çmimi i III-të për interpretimin e rolit të Babait të Danës në filmin “Shkëlqim i përkohshëm” në Festivalin e VIII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 18 deri më 22 prill të vitit 1989.
Në vitin 2002 merr titullin “Mjeshtër i Madh” dhe po këtë vit shpallet “Qytetar Nderi” i Orikumit. Birçe Hasko është ndër aktorët më popullorë në Shqipëri, ai ka luajtur në mbi 30 filma.
