BallinaVitrina e libritHatip Hulaj-PA MË THUAJ

Hatip Hulaj-PA MË THUAJ

Pa më thuaj, o njeri,
ç’po ngjet me shqiptarët,
sa herë ngrihëmi pak si lart,
dikush na i heq shkallet.

Pa më thuaj, o mik,
pse kaq shumë xhelozi,
për hir të lavdisë,
çdo gjë shkatërrojnë
bashkëkombësit e mi.

Pa më thuaj, o mik,
pse gjërat na përsëriten,
se herë mbërrijmë lartësitë
kryengul vërvitëmi.

Sa më lart mbërrijmë ,
keq rrëzohemi për tokë,
ndërtojmë kulla prej kashte,
mbesim të fundit në këtë botë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT