BallinaVitrina e libritParashikimi i motit për të enjten, 02.07.2026

Parashikimi i motit për të enjten, 02.07.2026

Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gradualisht gjatë ditës do të depërtojnë masat e ftohta ajrore nga veriperëndimi i kontinentit, me ç’rast pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të ashpra. Reshjet atmosferike apo stuhitë pritet të jenë më të intensifikuara më vonë pasdite .

Në momente të caktuara këto zhvillime mund të marrin karakter shtrëngatash, ku priten edhe vërshime të shpejta.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, ndërsa në zonat ku do të ketë zhvillime konvektive, pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-60 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 29°C. /MeteoKosova/

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT