Ecim krah për krah në rrugën e jetës,
me hapa të matur, të kujdesshëm,
i themi njëri-tjetrit fjalë të së vërtetës,
por në heshtje mbetemi të fshehur.
Kujdesemi patjetër mos tjetri rrëzohet,
i japim dorën kur rruga bëhet e vështirë,
dhe duket sikur zemra jonë kuptohet,
sikur udha na çon në të njëjtën dëshirë.
Por ndoshta gënjejmë veten pa e kuptuar,
kur themi: “Ne të dy e njohim njëri-tjetrin “,
secili, them, ka botën e vet për ta jetuar,
dhe plagët që nuk ia tregon dot tjetrit.
Kështu ecim në jetë, krah për krah të dy,
duke besuar se e njëjta udhë na bashkon,
por kur arrijmë në fund kuptojmë se aty,
dy krahë të ndryshëm në një pikë na çojnë.
