Edhe atëherë kur e ç’kryen,
e shqyen vellon e nusërisë,
rrugëtuam të kërkojmë lirinë.
Edhe atëherë kur
heshtja filloi të bëhej dritë,
yjet e natës duke ndriçuar,
jetën trasuan vendalit.
Kollitja ushtonte si pushkë,
heshtja u bë dritë,
dritë për ushtarin.
Edhe plagët u bënë zjarr,
zjarri që solli liri,
lirinë e dyfishtë.
“O vdekje, o liri!”
thërriste luftëtari,
duke rrugëtuar nëpër jetë,
çdo ditë të lume.
Rrugtim lirie!
