Gjykata në Kralevës ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës.
Burimet e Lajmi.net thonë se vendimi për lirim është marrë para pak minutash.
Theksojmë se Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, ishin arrestuar më 14 qershor.
Arrestimi i tre policëve ka nxitur reagime të shumta në vend, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte.
Lirimin e tre policëve e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës
