Jam e lodhur
Nga gënjeshtrat,
Që s’e di
Ku do të shkojnë vallë?
Kjo botë qenka e ndyrë,
Mashtrohesh
Edhe kur s’ke faj.
Jam e lodhur nga gjithçka,
Besoj marrëzisht,
Dashuria qenka e verbër,
T’i mbyll të dy sytë.
Vërtet qenkam e lodhur
Dhe them me vete:
“Gjer kur?”
E mbaj në heshtje dhe nën zë,
Po a mundem të besoj më?
Jam e lodhur…
