BallinaVitrina e libritRubjana Nika-Ngjashmëri

Rubjana Nika-Ngjashmëri

Njëra ditë s’i ngjan tjetrës
gjithësesi janë njësoj,
ç’përjetuam një ditë para,
dita tjetër ç’na rezervoi?

Ditët rrjedhin si gjithnjë,
ne u shkojmë pas me bindje,
herë mbushur lumturi,
herë trishtimi gjithë dhimbje.

Ditë të bardha,ditë gri,
ditë me ngjyra a bardhë e zi,
herë na qeshin me diell shpirtngrohës,
herë qan qielli me erë e shi.

Njëra ditë i ngjan tjetrës,
edhe netët po njësoj,
dita e sotme,si e djeshmja,
të njëjtat,asgjë s’ndryshoi.

Na mërzit monotonia,
zemrën ,shpirtin na trishton,
mendja do diçka të re,
herë ndryshimin e kërkon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT