Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritMira Zaho Mëhilli-Sëmundje fisnike

Mira Zaho Mëhilli-Sëmundje fisnike

Arratisjes së padëshiruar,
fije të shumëfishta ndjesish,
pazgjidhshmërisht
me vendlindjen të lidhin,
malli për të, kohës që kalon,
në shpirt të ndizet.

Vendlindja, më e bukura
ndër të gjitha vendet,
besnikërisht, vlerat
e së shkuarës ruan,
histori të pavdekshme,
damarëve të tokës së saj
të shenjtëruar,
prej lashtësisë rrjedhin.

Kudo që të shkosh,
pas të ndjek vendlindja,
me gurgullimën e ujit të kristaltë,
me ajrin plot aromë,
që natyra bujare
edhe prej barit të njomë,
dehëse e ka sajuar,
me yjet, që çuditshëm
kthjelltësisë qiellore
shkëputen e territ të natës,
ëndrrat më të bukura ndriçojnë.

Nostalgji, psherëtima,
dhimbje e lotë, simptoma
të sëmundjes së pashërueshme,
mall për vendlindjen,
që epiteti fisnike,
dlirësisht i shkon për shtat.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT