BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-KU MBET BESA

Murtez Asllani-KU MBET BESA

Për besë e nder
gjithmonë jemi flijuar,
sot nuk mërzitet
të mashtron ty,
më gënjen mua.

Kur ka dhënë besën
një shqiptar
edhe në luftë
ka vdekur i parë.

Njerëzit në besë
Gjithmonë janë betuar
dhe askënd në jetë
nuk e kanë tradhtuar.

Ku mbet besa
që s’respektohet,
në besë të vret
dhe nuk gajlohet.

Ta jep fjalën,
ta jep besën,
ta ha bukën,
ta tregon kmesën.

Iku besa
larg nga ne,
pak besnikë
mbetën n’këtë dhe.

Ju, o njerëz
çka po mendoni
pse kaq shpejt besës
shqelma po i mëshoni?!

Pa besë e nder
s’ke pse jeton,
askush në jetë
kurrë nuk të çmon.

Vendin e besës
e zuri tradhtia,
me mashtrime e rrena
nuk mbahet shtëpia.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT