Fluturat më tregon nxënësja ime Anisë
Që i vizatoi me merak me dorën e saj
Bota seç gëzohet në sytë e saj të kaltër
-Mesues,tash në livadh do t’i shperndaj
Me duart e vogla i kish prerë me kujdes
Me flutura të verteta sa të mira ngjajnë
Befas krahet levizin e ulen mbi fletoren
Ku gërmat e Anisës sime aromë mbajnë
-Shiko sa shpejt,shoqe u bënë me gërmat
Edhe ato mesues i duan si unë aq shumë
-Ti,moj Anisa ime e vogël,fluturë je vetë
E lulet gërma sa herë do të venë në gjumë
Me sy endërrimtarë i sheh e vogla Anisë
Dhe vetja i duket si fluturë mbi lulnajë
Përkundet mes ngjyrave të saj plot dritë
E udhëton me karrocën e Piter Panit të saj
