BallinaLajmeProkuroria: E pandehura dyshohet se kreu vrasjen në Ferizaj

Prokuroria: E pandehura dyshohet se kreu vrasjen në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje për vrasjen që ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj.

Lidhur me këtë rast, u ndalua një vajzë nën dyshimin për kryerjen e veprës, po ashtu u ndalua edhe babai i saj deri në sqarimin e rrethanave dhe përfshirjes së tij në rast.

Sipas Prokurorisë, rreth orës 22:50, të dielën kanë pranuar informacione se një person në një banesë në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj është gjetur pa shenja jete.

Prokuroria njofton se rasti është iniciuar si “Vrasje”.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda dhe nga aty në bashkëpunim të plotë me Sektorin e Hetimeve Rajonale dhe me njësitë tjera relevante kanë ndërmarrë veprime hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj çështje penale. Lidhur me ketë rast, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar e dyshuara në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, është ndaluar edhe babai i saj (M.B)., deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, thuhet se trupi i pajetë i viktimës F.H., është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), në Prishtinë.

“Aktualisht, Prokuroria Themelore në Ferizaj është duke punuar për të sqaruar tutje të gjitha rrethanat dhe motivin e kësaj çështje penale”, njofton Prokuroria.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT