BallinaSportRekord i ri për Kosovën në renditjen e FIFA-s, “Dardanët” vazhdojnë ngjitjen...

Rekord i ri për Kosovën në renditjen e FIFA-s, “Dardanët” vazhdojnë ngjitjen në pozita

Kosova ka vendosur rekord të ri në renditjen e FIFA-s. Pas ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve, “Dardanët” janë ngjitur në pozitën e 76-të në botë, duke regjistruar renditjen më të mirë në historinë e tyre.

Rekordi i mëparshëm ishte pozita e 78-të, të cilën Kosova e kishte arritur në vitin 2026. Në renditjen zyrtare të korrikut, “Dardanët” ishin pikërisht në vendin e 78-të, ndërsa tash kanë bërë edhe dy hapa të tjerë përpara. Kosova ka kaluar Izraelin dhe Bolivinë në renditjen e përgjithshme. ⬆️

Ngritja është edhe më e dukshme nëse krahasohet me vitet e kaluara. Kosova e mbylli vitin 2025 në pozitën e 80-të, ndërsa në fund të vitit 2024 ishte e 99-ta.

Në vitin 2023 ishte në vendin e 101-të, kurse në vitin 2022 në pozitën e 107-të. 📊

Kështu, brenda vetëm katër viteve, Kosova është ngjitur nga pozita e 107-të në të 76-tën, ndërsa nga viti 2017, kur ishte në vendin e 177-të, përparimi është edhe më i madh.

Ky rekord i ri vjen pas një serie rezultatesh në Ligën e Kombeve, ku Kosova mori pesë pikë në katër ndeshjet e para dhe aktualisht mban pozitën e dytë në grup.

“Dardanët” do t’i zhvillojnë edhe dy ndeshje në nëntor, ndaj Izraelit dhe Irlandës, me mundësinë për ta përmirësuar edhe më tej pozitën në renditjen botërore.

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT