BallinaVitrina e libritRuzhdi H. Gashi-SHIU I MËNGJESIT

Ruzhdi H. Gashi-SHIU I MËNGJESIT

Troket në dritare sikur mall i largët
Të zgjuarit komentojnë ëndrrat me trishtim
Kaq shumë tragjedi ky glob i rrumbullakët
Secili ka një plagë dhe nuk gjen shërim

Qielli plot me re loton përmbi ne
Akoma është verë pushues ka plot
Kur të kundron stina si nuse e re
Pse vjeshta dhe bryma nuk na shqiten dot

Shiu i mëngjesit troket në dritare
Ata që janë zgjuar mbushen mallëngjim
Kjo botë e zbrazët si një kamerdare
Na sprovon parreshtur na vë në tundim

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT