BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-NË MAL

Murtez Asllani-NË MAL

Në mal një ditë shkova
ujë t’ftohtë shijova,
dëgjova cicërimën e zogut
që këndonte maje shtogut.

Gurgullima e ujit bënte muzikë
takova ariun dhe më futi frikë,
ajri i freskët sa më qetësoi
aroma e luleve sa më gëzoi.

Ishte ditë vere, ishte kënaqësi
të shkoj në mal dua përsëri,
t’i shijoj bukuritë e atdheut
t’ia gjej skajin mëmëdheut.

Drunjtë e llojllojshëm preknin qiellin
rallë depërtonin rrezet e diellit,
kalova një ditë për mrekulli
ku s’kishte zhurmë, por vetëm qetësi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT