BallinaKulturë𝙎𝙤𝙩, 𝙥𝙚̈𝙧𝙠𝙪𝙟𝙩𝙤𝙟𝙢𝙚̈ 𝘽𝙚𝙨𝙚̈𝙡𝙞𝙙𝙝𝙟𝙚𝙣 𝙚 𝙇𝙚𝙯𝙝𝙚̈𝙨

𝙎𝙤𝙩, 𝙥𝙚̈𝙧𝙠𝙪𝙟𝙩𝙤𝙟𝙢𝙚̈ 𝘽𝙚𝙨𝙚̈𝙡𝙞𝙙𝙝𝙟𝙚𝙣 𝙚 𝙇𝙚𝙯𝙝𝙚̈𝙨

𝙎𝙤𝙩, 𝙥𝙚̈𝙧𝙠𝙪𝙟𝙩𝙤𝙟𝙢𝙚̈ 𝘽𝙚𝙨𝙚̈𝙡𝙞𝙙𝙝𝙟𝙚𝙣 𝙚 𝙇𝙚𝙯𝙝𝙚̈𝙨578 vite më parë, më 2 mars 1444, në katedralen e kishës së Shën Kollit në qytetin e Lezhës, ku sot gjendet memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt “Besëlidhja e Lezhës”. Ajo përbën një nga momentet më të ndritura të rezistencës antiosmane, në mesin e shekullit të XV, pasi ishte bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë.Vendimet e kuvendit ishin:1. Krijimi i një Besëlidhjeje Arbërore me në krye Skënderbeun.2. Formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm. 3. Krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar dhe të traditës shtetërore të shqiptarëve.

Burimi I lajmit Muzeu historik kombetar

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT