Saturday, July 27, 2024
BallinaShowbizKështu pritet nga ish-banorët Fifi pasi doli nga BBV

Kështu pritet nga ish-banorët Fifi pasi doli nga BBV

Këngëtarja e njohur Fifi, është larguar sot nga shtëpia e Big Brother VIP.


Ajo e ndërpreu qëndrimin e saj në shtëpi për shkak të gjendjes së saj emocionale, e cila ka qenë më e rënduar gjatë ditëve të fundit të qëndrimit në shtëpi.

Fifi pas daljes është mirëpritur ngrohtë nga ish-banorët e Big Brother VIP.

Ka qenë kolegu dhe miku i saj, Ardit Çuni, ai i cili ka publikuar një video në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku shfaq momentin kur Fifi u takua me të pranishmit pas lënies së shtëpisë.

Arditi në mbishkrimin e videos, i dedikoi një shkrim special Fifit, duke e uruar për lojën që bëri gjatë qëndrimit në izolim.

“Bravo Fifi qe sot me shume se kurre tregove respekt per veten, per shendetin tend dhe qe vure FIFIN perpara egos per te vazhduar nje loje. Kjo tregon force dhe jo dobesi, te dish ku te frenosh perpara se te perplasesh eshte zgjuarsi. Ne te dy kemi patur debatet tona, sqarimet tona, por nje mik apo mike e vertete eshte ai/ajo qe ta thote hapur ate qe mendon pavaresisht sa dhemb apo jo, pa mbajtur ane. Respekti dhe miqesia jone do vazhdoje ashtu sic ishte dhe sot pa asnje pengese, sepse ti je Fifi dhe une Arditi, dhe gjithmone kemi qene te tille”, shkroi Çuni në Instagram.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT