Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeBie nga ndërtesa ,vdes 50-vjeçari në Prishtinë

Bie nga ndërtesa ,vdes 50-vjeçari në Prishtinë

Ka ndërruar jetë një 50-vjeçar pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai u shpreh se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Ilaz Kodra”.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete. Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka deklaruar Borovci.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT