Monday, May 20, 2024
BallinaLajmeVetëaksident me 5 persona të lënduar...

Vetëaksident me 5 persona të lënduar…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Milloshevë – Trudë.


Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se bëhet fjalë për një aksident që ka ndodhur rreth orës 16:30 në fshatin Raskovë të Obiliqit.

Ahmeti ka thënë se bëhet fjalë për vetaksident dhe janë lënduar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti“, ka thënë Ahmeti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT