Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeShqiptari dënohet me burg të përjetshëm në Zvicër

Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm në Zvicër

I konfirmohet burgimi i përjetshëm E. B., nga Gjykata e Apelit në Zvicër, i cili akuzohet për vrasjen e dy bashkëkombësve të tij shqiptarë dhe plagosjen rëndë të një të treti në mars të vitit 2017.

 Ai është dënuar me dëbim nga Zvicra për 15 vjet, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Gjykata Penale e kishe dënuar me burgim të përjetshëm, por më pas ai apeloi, ndërsa sërish i është konfirmuar dënimi nga Gjykata e Apelit të Bazelit. Ngjarja kishte ndodhur në Cafe 56 më 9 mars të vitit 2017.

Thuhet po ashtu në aktgjykimin se E.B. një ditë pas vrasjes i ishte dorëzuar një patrulle të policisë dhe kishte pranuar krimin.

Gjurmë të ADN-së të E.B. u gjetën në veturën me të cilin ata ishin larguar pasi kryen krimin. Ai njihej nga policia zvicerane, për shkak të dhunës dhe shkeljeve që kanë të bëjnë me drogë.

Vrasja kishte ndodhur pas një fjalosje mes burrave. Dy shqiptarë të moshës 28 dhe 39-vjeçare kishin vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa njëri u plagos rëndë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT