Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeRriten edhe më shumë rastet e reja me virus në Kosovë

Rriten edhe më shumë rastet e reja me virus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se janë konfirmuar 53 raste të reja me virus në Kosovë.


Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.324 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.671.559 doza të vaksinës.

Deri më sot 782.060 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.263 testime, 53 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.033.

Në total numri i rasteve aktive është 419.

Më poshtë njoftimi i plotë nga MSH. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT