Pas mbrëmjes së fundit të spekaklit ku Donaldi dhe Beatrix folën për lidhjen e tyre dhe zënkat e fundit, një përplasje ka ndodhur ditën e sotme.
Beatrix vendosi t’i tregonte Donaldit ‘botën e saj’ duke i shkruar një listë me këngët e saj të preferuara por u nervozua keq kur ai tentoi të fuste dy këngë italiane sipas dëshirës së tij.

Më vonë, Donaldi ka shkuar pranë saj për të sqaruar situatën dhe i ka kërkuar të mos e bëjë kaq të madhe.

“Sepse po ma kthen punën në inat, i mora disa fletë të shkruaja këngët e mia të preferuara”, tha Beatrix.
“Nuk e kuptoj pse e merr kaq seriozisht”, i tha Donaldi.
“E marr shumë seriozisht sepse është shumë e rëndësishme muzika për mua edhe bota ime që ti doje ta njihje”, tha Beatrix në nerva e sipër.

