Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Kimete Durmishi

Çaste poetike me poeten Kimete Durmishi

Rrugës pa kthim

Kur t`nisëm n`rrugën që s`ka kthim

Do i marr t`gjitha kujtimet me vete

Ditët t`lumtura me diell dhe netët nën hënë

Dhe ditët n`shi edhe pse ndojherë nuk i desha

Si një film i shkurtër t`kalojë me nxitim

gjithë jeta ime para syve n`amshim

Nëse para ikjes jam n`qeshje

Dijeni se diçka t’bukur n`film po shof

Ato që nuk i arrita n`këtë jetë

Nuk dot t`pendohem fare pse nuk u bënë

Sikur t`mundja i kisha realizu

Du me i bartë me vete n`jetën tjetër

Besoni as unë nuk e di kah m`dërgonë

Ky udhëtim i një rruge t`pa kthim

Do t`jem e qetë bashkë me shpirtin tim

N`banesën e fundit n`vendbanim t`ri

Ditët me diell prapë kanë me dalë

Hëna ndriqimin nuk ka për ta ndalë

Edhe yjët do t` bëjnë dritë përsëri

Deri sa materia ime t`lind në një fillim

të ri.

…………………………………………….

VENDI IM

Nisem

për në vendin tim

Shpirti im

i papajtuar me mua

Fshehurazi

më ndjek pas

Bën pajtim me mua

Vetëm atëherë

kur këmba ime

Bën hapin e nisjes

për në qytetin tim

Kudo e ngado që shkeli

në vendim tim

rinohem

me kujtime të bukura

Energjia pozitive

e qytetit tim

më mbështjell

në tërë trupin

dhe shtrihet

si një lot

i pastër

në fytyrën

e padjallëzuar

dhe unë harroj

botën e trishtuar.

…………………………………………………..

SHQIPONJA NË MUSHTISHTIT

Shqiponja symprehtë

e lirë fluturon

nga kureshtja

në fshatin Mushtishtë ndalon

Ndal fluturimin

duke përgjuar

Nga janë këto zëra

që kurrë nuk i kam dëgjuar

Nga freskia e fshatit

lëshoi krahët

Tek gurgullima e lumit

ndaloi hapin

Hapi veshët

tek kroi i fshatit

E magjepsur

iu shtua meraku

Kur dëgjoi

këngë bilbilash

Të vdes këtu

iu shtua dëshira

Kurrë këtë zë

nuk e kam dëgjuar

Në tërë botën

e kam kërkuar

Kjo melodi

e ky zë i qetë

Më bëri rob

në këtë vend

Këngëtarë e rapsoditë

të lindur e të rritur

në Mushtishtë.

…………………………………………..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT