Friday, April 19, 2024
BallinaVitrina e libritTurkesha -Dritëro Agolli

Turkesha -Dritëro Agolli

Turkesha

1.

Dikur kam njohur një turkeshë

Nga vendi i largët Adana

Me sy të zez e vetullzezë,

Me flokët lyer me këna.

Ajo në vesh më pëshpëriste

Si fërfërima në zabel,

Po fërfërima ish turqishte

Si varg divani :”çok gjyzel!”

Çudira pranë saj mendoja,

Çudirat merrnin rrugën vrap,

Këtë turkeshë tek pushtoja

Unë Anadollin bëja zap .

Nga buzët rridhte një turqishte ,

Siç rrjedhin rimat në gazel ;

Turkesha këngë pëshpëriste :

“Ah , arnaut, gjyzel,gjyzel!”

2.

Turkeshë e dashur , kjo ndodhi

Të kishte ndodhur atëherë,

Kur Krujën digjte Anadolli,

Ç’do kishim bërë , moj e mjerë?

S’do mend që kokën Skënderbeu

Ma kishte prerë si karpuz:

“Tani kur flakë digjet dheu,

Ti puth turkeshën,mor domuz?”

Dhe ti mbi trupin tim do bije,

Do shaje Krishtve Muhamet,

Mes kujes faqet do t’i çirrje :

“Ah, arnaut, medet,medet!”.

…Por gjer këtu s’do kisha rënë,

S’do kisha kohë për sevda,

Pusí diku do kisha zënë,

Atje mbi muret në kala.

3.

Kjo histori është e trilluar,

Kur isha larg në Adana ,

Betohem, hiç s’kam dashuruar

Ndonjë turkeshë me këna!

E ku ta lija një lanete,

Një xhinde Shkodre ,një kaproll,

Ajo me not do çante dete

Dhe do më gjente në Anadoll.

Po kjo s’do thotë që s’i dua

Syzeskat turke si gazel,

Kur çel si bahçe, rrjedh si krua

Nga buzët verbi “çok gjyzel!”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT