Sunday, October 13, 2024
BallinaLajmeRritje enorme e importit të armëve në Kosovë

Rritje enorme e importit të armëve në Kosovë

“Në vitin 2020 janë importuar rreth 3800 armë, kurse nga janari 2021 deri në janë importuar rreth 5500 armë”, ka bërë të ditur për lajmi.net zyra e informimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Të dhënat e MPB-së tregojnë se janë rritur edhe lejet e lëshuara të armeve të zjarrit për personat që janë pajisur me to për herë të parë. Në vitin 2021 sipas MBP-së, leje të lëshuara për armët e blera me pëlqim janë 4389 sosh. Ndërrim të kartelave WRC janë 944. Vazhdime të lejeve janë 2443 sosh.

Në vitin 2020, kanë qenë të lëshuara për armët e blera me pëlqim 3708 leje. Ndërrim të kartelave WRC, 628. Vazhdime, 1008. Leje të kategorisë D për persona fizik, 19.

Nga ana tjetër, numri i armëve ilegale të konfiskuara është më i vogël se i lejeve të lëshuar, ndonëse policia është parë në aksione të shumta në këtë vit. Për këtë vit, policia ka të dhëna vetëm deri në gusht.

“Gjatë periudhës janar-gusht 2021 janë konfiskuar 834 armë të llojeve të ndryshme dhe 20525 copë fishekë të kalibrave të ndryshme. Gjatë vitit 2020 janë konfiskuar 1135 armë të llojeve të ndryshme dhe 32747 copë fishekë të kalibrave të ndryshme dhe Gjatë vitit 2019 janë konfiskuar 1439 armë të llojeve të ndryshme dhe 30438 copë fishekë të kalibrave të ndryshme”, thuhet në një përgjigje të policisë së Kosovës për lajmi.net.

E agjencitë e ndryshme ndërkombëtare në Kosovë kanë raportuar se në duart e qytetarëve të Kosovës janë më shumë se 200 mijë armë ilegale.

Ligji për armët e përcakton se një person mund të pajiset me leje për armë nëse është i rrezikuar, si dhe nëse është pjesëtar i sigurimit apo punonjës i personave me rëndësi të veçantë për institucionet shtetërore.

Fillimisht ai duhet të jetë i aftësuar për përdorim të sigurt të armëve që bëhet nga kompanitë e licencuara të armëve, pastaj duhet të marr një vërtetim nga gjykata dhe një tjetër nga Policia që nuk është i ndjekur penalisht, një certifikatë mjekësore për armë dhe një dokument nga Qendra për Punë Sociale që lëshohet për të drejtën e veprimit ligjor.

Pastaj policia bënë verifikimet dy deri në tre muaj.

Ligji për armët në Kosovë është miratuar në nëntor të vitit 2009.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT