MALL QĒ S’SHUHET
Si kafshata nē gojē mbetur
Oh, ky malli s’ka tē tretur!
Rrigon loti nēpēr sy
Si jetimi, qē ska ku me rri!
Mbetrur brenga si kaçube
Si njē kafshē pa kolube!
Si njē zvaranik zvaritur
Derē mē derē duke trokitur!
Nēnē, o mall qē s’shuhesh kurrē
Shkova fēmijē, gurbeti mē bēri burrē!
Sot nē portē lē vetēm lotin
Varka e jetēs tēnde, pērqafoi mortin!
………………………………………………………………..
QUMSHTI I JETËS
Si fleta, pa bojë e heshtur
Si lapsi nga ngjyra, i zhveshur!
Si toka, nga thatësira çarë
Si eshka, e lagur për zjarr!
Vrulli, prerë si nga spata
Degët, si bleta pa flatra!
Pema, pa fruta për shije
Mali, si pa një gjurmë dhije!
Shteruar nga qumshti i jetës
Përtharrë, si kosherja e bletës.
ZAMBAKU I BARDHË
Thua se u gjet gabimi
kur si mol bryen dyshimi!
Thua se e detit dallgë
s’përqafoj të bregut algë?!
Thua, se mbi shpinë të malit
nuk u gjend gjurma e kalit?!
Thua kur përplasen retë
s’pati gjëmim nga rufetë?!
Thua se në deje gjaku
s’vaditi zemrën e bardhë, porsi zambaku?!
………………………………………………………
DRITA E SHPIRTIT
E nesërmia ishte larg
E sotmia, kishte hapur plagë.
Buzët mbyllur si portat e kështjellës
Si bora të kish përtharë lulet e pranverës.
Vitet shkonin pa kuptuar
Por brenda gjirit, lulja rinte zgjuar.
Kalorsi rrugës humbur e përgjakur
si i rënë në shekuj me zemër të përflakur!
Nën krahët e zanës me pluhurin magjik
plaga ju zhduk nga e shpirtit dritë.