Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritLasgush Poradeci: Kroi i fshatit tonë

Lasgush Poradeci: Kroi i fshatit tonë

Lasgush Poradeci: Kroi i fshatit tone

I

Kroi i fshatit tone, uje i kulluar,

ç’na buron nga mali, dyke mërmëruar

Vene e mbushin uje vashat anembanë

cipëzën me hoja lidhur mënjanë;

cipëzën e bardhë, cipëzën e kuqe,

gushën si zëmbaku, buzët si burbuqe.

E si mbushin uje, bubu ç’m’u ka hije,

ndaj kthehen prap me hap nusërije

ndezur yll i ballit si yll shenjtërie.

II

Kroi i fshatit tonë, ngjyr’ ergjënd i lyer

që nga rrez’ e malit ç’na buron rrembyer.

Venë e pinë uje trimat anembanë

takijen me lule, përmbi sy mënjanë.

Takijen e dlirë, takijen e nxirrë

Buzën në të qeshur… më të psherëtirë…

Mbrënave kur uji mërmëron nga-dalë,

vjen t’i thotë trimi vashës nj’a dy fjalë:

Vashëzën bujare që po vin në krua

Siç’e përshëndeta, siç’m’u turpërua

Papu ula kryet e shikova si grua

III

Kroi i fìshatit t’onë, tetë sylynjarë

nër tetë krahina qënke kroj i parë

qënke një në botë, s’paskërke të dytë

ç’na shëroke plagët, ç’na shëroke sytë.

Kroi i fshatit tonë, n’atë mal me fletë,

derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë

posi malli i zemrës mu në gji të shkretë

Derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë,

posi malli i vashës, që djeg në të fshehtë,

posi malli i trimit, që buçet përjetë,

obobo. si malli, që nuk vdes përjetë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT