Saturday, July 27, 2024
BallinaSportMbappe arrin shifrën e 200 golave në karrierë

Mbappe arrin shifrën e 200 golave në karrierë

Kylian Mbappe ka arritur në shifrën e 200 golave në karrierë. Sulmuesi francez e ka bërë këtë gjë teksa ende është vetëm 23-vjeçar.


Në ndeshjen e sontme ndaj Vennes në kuadër të Kupës së Francës, Mbappe realizoi tre gola për të shkuar në shifrën e 201 golave gjithsej, shkruan Gazeta Express.

Ai i ka realizuar 150 gola me Paris Saint-Germainin, 27 me Monacon dhe 24 me ekipin kombëtar të Francës.

Këtë shifër, Mbappe e arriti në 309 ndeshje sa i ka zhvilluar gjithsej.

Mbappe erdhi në Paris Saint-Germain në vitin 2018, duke treguar performanca të jashtëzakonshme, ndërsa në verë pritet të transferohet në Real Madrid

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT