Saturday, July 27, 2024
BallinaSportXavi tregon për transferimet në Barcelonë

Xavi tregon për transferimet në Barcelonë

Xavi ka dhënë shumë detaje lidhur me transferimet e mundshme në Barcelonë këto afatet që po vijnë.


Ai ka thënë se nuk dëshiron që të flas për hipoteza.

Morata dhe Haaland? Nuk do flasim për hipoteza. Më mirë të flasim për atë që kemi për të folur. As Morata dhe as Haaland nuk janë lojtarët e mi, kur të jenë atëherë do flasim”, ka theksuar Xavi në konferencën për shtyp.

Tutje, Xavi ka thënë se është duke pritur përgjigje nga Dembele ku ka thënë se ka nisur projekt të mirë për të.

“Dembele? E kam thënë tashmë se pres një përgjigje nga ana e tij. Ky projekt që kemi nisur mund te jetë i mirë për të. Të presim çfarë do të vendos lojtari”.

Xavi ka thënë se nuk ka folur akoma me Coutinhon teksa ka thënë se dëshiron të regjistrojë edhe Alves dhe Torres në skuadër.

“Coutinho? Nuk kam folur akoma me të. Për të blerë lojtarë duhet të ketë largime. Ne jemi të varur nga kjo, sepse duam të regjistrojmë edhe Dani Alves dhe Ferran Torres”.

“Alves? Ai po bën shumë mirë në stërvitje. Po kalon një formë të jashtëzakonshme dhe është konkurrues. Ai është një profesionist i madh që do të na ndihmojë shumë”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT