Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poetin Agim Desku

Cikël poetik me poetin Agim Desku

NGRIRË TË KAM PA LIRI

-Heroines Marie Shllakut

Ngrirë t’kam pa liri

n’fytyrën e t’paftyrit njeri

Atë natë

S’kishim dhembje ma t’madhe

Unë dhe toka ime

Veç plagë e ferr të zi

E kisha vështirë

T’ju besoja syve të mi

Më me dëshirë

Të dytë i kisha vërbue

Ah ,se n’cilin njeri

Të pava liri duke pushue

Armik imi deri dje

Zemrën ma ka përvlue

Të lutem me fal liri

He ty të qofsha fal

Për ty në luftëtare të shpirtit

Emrin ta kam dhënë.

…………………………………………………………..

VARGU IM

Sonte emri im u bë urë engjëjsh

Për fjalën e hidhur tek cilit varg

As unë nuk e di

Sonte më beso o varg

Vetëm me ty flas për ëndrrën

Sa herë e kujtoj si Piramidë shpirti

Sonte êndrrat u bënë Ferr djajësh

Edhe natë pa hënë

Botë e çmendur ku s’ka as bardhësi

As vargu nuk shkruhet ma me zemër poeti

Sonte nuk e di në cilin varg Mbes

Besom vetëm ti o varg

Pse ma heshte fjalën dhe këngën e zemrës

Sonte cila na qenka fjala e jote pa buzëqeshje

Këtë natë pse mbanë faj shpirti

Pse ma mbyete fjalën time

Eh, sa shumë të deshta o varg

Edhe atëherë kur u bëra vargu yt

Sonte më bëre kockë djajësh

Bukurinë ma bëre ferr cunamësh

Sonte më munden edhe djajët

Edhe Ti o argu im

Edhe lutja ime

Sonte mu zhduk urata ime për engjëjt

O zot sa me mëkat qenka emri im

Dhe vargu që e deshta më shumë se veten.

………………………………………………………………….

PËR TY SHQIPËRI U DEHA

Mbrëmë jam dehur

Derisa kërkoja një fjalë tjetër

Se si më ngjanë në reliktin

Që e ruaj si sytë e ballit

Dhe piva, u deha pak

Ndoshta më shumë se i krisur

Nuk fajësoj asnjëri sa veten

Pse jam i lidhur me të shenjtën

Dhe nëse më pyetni pse u deha

Tani ju them

Piva për një Kosovë pa perandorë e padronë

Piva pse nuk ka fuqi

T´i gjejnë të pagjeturit e luftës së vitit 1999

Piva për një Shqipëri pa tradhtarë

Që nuk ndalojnë bashkimin e atdheut

Piva edhe për çfarë nuk di

Pse u bëra aq shumë i dehur

Ngrita për secilin luftëtar

Që i fali jetën atdheut

U përula para secilit lapidar

Me zemrën e bac Ademit

Piva për fëmijët e tërë botës

Ta dallojnë luftën nga paqja

Piva të ecim me fytyrën e buzëqeshur

Si e kemi pasur traditë dje

Kurrë të mos na mbulohet asnjëra fytyrë

Me mbulesat e errësirave korbiane

Dhe asnjë perandor të mos jetë më

Zot i kësaj toke të lashtë pellazge

Pi për shqipe e zana

Që e ruajnë gjuhën time

Dhe të zotit në të njëjtën kohë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT