Më 6 janar 1882, në fshatin Ibriktepe, në krahinën e Edirnes (Turqi), i banuar nga shqiptarët, lindi i madhi Theofan Stilian Noli, i njohur si Fan Noli, shkrimtari, studiuesi, diplomati, politikani, historiani, oratori dhe themeluesi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, i cili shërbeu si Kryeministër dhe regjent i Shqipërisë më 1924 gjatë Revolucionit të Qershorit. Ne foto Fan Noli, Marie Noli (nëna e Fan Nolit), Sulltane Noli (motra e tij), dhe ish nxënësja dhe mësuesja e Shkollës së Vashave në Korçë, Polikseni Dhespoti Kekezi (ulur djathtas).