Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar raportin 24 orësh me numrin e rasteve të reja pozitive.
Dhe sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 10.042 testime, 304 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.134.
Në total numri i rasteve aktive është 1.552.