Thursday, September 29, 2022
BallinaLajmeBankat i shtrejtojnë shërbimet

Bankat i shtrejtojnë shërbimet

Përveç për mirëmbajtje të llogarisë, qytetarët në të gjitha bankat komerciale që operojnë në Kosovë duhet të paguajnë para edhe për tërheqje të pagës, transfere dhe shërbime tjera.


Klientët e Raiffeisen Bank – njërës prej bankave komerciale në Kosovë – nga muaji shkurt do të paguajnë tarifa me rritje për mirëmbajtje të llogarisë.

Nga 0.75 euro, kjo tarifë do të rritet në 1.5 euro.

Raiffeisen Bank i ka paralajmëruar klientët për këtë ndryshim përmes mesazheve telefonike dhe një njoftimi në ueb-faqen e saj zyrtare.

Shërbimi i tillë do të hyjë në fuqi nga data 5 shkurt.

Ilirjana Tahiraj, zëdhënëse në Raiffeisen Bank, thotë se rritja e tarifave vjen pas investimeve të shumta që ka bërë banka në avancimin e shërbimeve të saj digjitale.

Investime ka pasur edhe në rrjetin e 40 degëve dhe 132 bankomatëve, thotë ajo.

“Këto mundësi të ndryshme që ne i ofrojmë për klientin [edhe digjitale, edhe në degë e bankomate] kërkojnë resurse dhe shpenzime shtesë për mirëmbajtje dhe për avancime të vazhdueshme. Kjo është edhe arsyeja kryesore se përse ka pasur ndryshim të tarifave për disa nga shërbimet bankare”, thotë Tahiraj për Radion Evropa e Lirë.

“Ofrimi i shërbimeve digjitale bankare u mundëson klientëve tanë të kenë qasje në shërbime bankare 24/7 në të gjithë vendin, në lokacione të ndryshme”, shton ajo.

Sipas saj, rritja e tarifës nuk do t’i prekë vetëm pensionistët dhe studentët.

Përveç për mirëmbajtje të llogarisë, qytetarët në të gjitha bankat komerciale që operojnë në Kosovë duhet të paguajnë para edhe për tërheqje të pagës, transfere dhe shërbime tjera.

Mirëmbajtja e llogarisë individuale – si shërbimi më i thjeshtë – fillon nga një deri në pesë euro, varësisht nga banka dhe pakoja e shërbimeve.

Për të tërhequr para apo për të bërë transfere në sportele brenda bankës, qytetarët duhet të paguajë tarifë nga 1.5 deri në 2.5 euro.

Rritja e këtyre tarifave vjen në kohën kur Kosova ka përmbyllur vitin me rritjen më të lartë të çmimeve.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se norma vjetore e inflacionit në muajin nëntor të vitit të kaluar ka arritur në 6.9 për qind – nga 0.1 për qind sa ka qenë në periudhën e njëjtë të vitit 2020.Rritja më e lartë e çmimeve është vërejtur te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet, ndërsa rritje është paralajmëruar edhe për çmimin e energjisë elektrike dhe të ujit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT