Saturday, July 27, 2024
BallinaUncategorizedPensioni minimal në Kosovë u rrit nga 90 në 100 euro, por...

Pensioni minimal në Kosovë u rrit nga 90 në 100 euro, por mbetet më i ulëti në rajon

Qeveria e Kosovës me vendim të përhershëm sot ka vendosur për rritjen e shumës së përfitimit të skemave pensionale, e sipas këtij vendimi nuk do të ketë më pensione nën 100 euro. Mirëpo, në Kosovë pensioni minimal vazhdon të jetë më i ulëti në rajon, shkruan Gazeta Metro.


Megjithëse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të rris pensionin minimal nga 90 në 100 euro, në rajon mbetemi të fundit.

Sipas Enteve të Sigurimeve të publikuara në nëntor të 2021, sa i përket Ballkanit Perëndimor të publikuar nga REL, Kosova vazhdon ta ketë pensionin minimal me të ulëtin në rajon. Me rritjen që i është bërë prej 10 euro, Kosova do ta ketë pensionin minimal nga tash e tutje 100 euro, Serbia 136 euro, Mali i Zi 164 euro, Maqedonia 170 euro, ndërsa në Bosnje e Hercegovinë 160-122.

Ndryshe, vendimi për rritjen e pensioneve është marrë në mbledhjen e parë të Qeverisë së Kosovës, për këtë vit.
Në kuadër të Pakos së Qeverisë për Ringjallje Ekononike, autoritetet në Kosovë patën rritur pensionet në Kosovë, që ishin nga 75 deri në 90 euro, në shumën prej 100 eurosh.
Personat me aftësi të kufizuara kanë marrë pension prej 75 eurosh, ndërsa pensionet bazike, ato familjare dhe ato invalidore kanë qenë 90 euro.
“Si përqindje, rritja është 11 për qind për pensionet 90 euro, ndërsa për ato që kanë qenë 75 euro, rritja është rreth 33 për qind”, ka thënë Murati.
Ndryshe, gjatë vitit 2021 ka pasur edhe ngritje të çmimeve, gjatë muajit nëntor janë ngritur çmimet e produkteve ushqimore deri në 6.9 për qind krahasuar pe periudhën e njëjtë të vitit 2020.
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT