Saturday, July 27, 2024
BallinaSportReal Madrid – Bilbao: Statistikë e tmerrshme për ‘Los Blancos’ në finalet...

Real Madrid – Bilbao: Statistikë e tmerrshme për ‘Los Blancos’ në finalet ndaj baskëve

Real Madrid dhe Athletic Bilbao janë kualifikuar në finale të Kupës së Mbretit.

‘Los Blancos’ mposhtën skuadrën e Barcelonës në gjysmëfinale, derisa Athletic triumfuan ndaj Atletico Madrid.

Tani, një finale e nëntë mes Bilbao dhe Real Madrid është në ardhje. Tetë të tjerat flasin në favor të Bilbao. Madje, bindshëm.

Real Madrid the Athletic Bilbao kanë luajtur tetë finale mes vete, para kësaj që po afron, përcjell lajmi.net.

Nga ato tetë finale, gjashtë herë ka fituar skuadra e Bilbao, kurse vetëm dy herë skuadra e Real Madrid.

Reali vjen me një formë të lartë këtë edicion, por historia flet në favor të baskëve.

Mbetet të shihet nëse skuadra e Ancelotti do të përmirësojë rekordin

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT