Robert Ndrenika lindi në Vuno të Vlorës, në 10 Janar 1942. Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor ne Shkollën e Larte “Aleksander Moisiu”. Nga viti 1964, deri në vitin 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Sot punon si aktor i lirë.Ka qënë ndër aktorët që ka pasur ngarkesën më të madhe në teatër dhe kinematografi.Si nga dramaturgjia kombëtare po ashtu dhe nga dramaturgjia e huaj.Për disa vite ka punuar si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Institutin e Lartë te Arteve.Nderimet:Në vitin 1979 i është akorduar titulli “Artist i Merituar” dhe ne vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”.Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe ne Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”.Kinematografia:• Në kinematografi ka interpretuar mbi 30 filma, midis te cilëve mund të përmendim Kronikë provinciale (2009)• Ne dhe Lenini – (2008), Zeneli• Tifozët – (2004) komedi• Ishte koha për dashuri – (2004)• Njerëz dhe fate – (2002-2003), Babai i florit• Tirana, viti zero – (2001), Kujtimi• Parullat – (2001), Lleshi• Bolero – (1997)
Nata e dymbëdhjetë – teatër-komedi• Botë e padukshme – (1987), Iliazi• Përrallë Nga e Kaluara – (1987), Vangjeli• Vrasje në gjueti – (1987)• Dhe vjen një ditë – (1986) si vëllai i Llano Bletës• Gurët e shtëpisë sime – (1985)• Tre njerëz me guna – (1985)• Shi në plazh – (1984) teater-komedi• Shirat e vjeshtës – (1984)• Kohë e largët – (1983), Anastas Grigori• Besa e kuqe – (1982)• Era e ngrohtë e thellësive – (1982) (TV)• Nëntori i dytë – (1982)• Prefekti- komedi• Vëllezër dhe shokë – (1982)• Një shoqe nga fshati – (1980), Agushi• Ditët që sollën pranverën – (1979) (TV)• Mësonjëtorja – (1979), kocka• Në shtëpinë tonë – (1979)• Koncert në vitin 1936 (1978), Fotaqi (nënprefekti)• Shembja e idhujve – (1977) ,kapteri• Emblema e dikurëshme – (1976) (TV)• Duke kërkuar 5-orëshin – (1974), Zeqo• Rrugë të bardha – (1974), Ganiu• Shtigje të luftës – (1974), Shabani• Kryengritje në pallat – (1972)• Odiseja e tifozave – (1972)• Kapedani – (1972), i biri i xha Sulos• Horizonte të hapura – (1968), Azemi• Oshëtim në bregdet – (1966)