Saturday, July 27, 2024
BallinaKulturëArtJusuf Gërvalla Artisti me Shpirtin e ndezur patriotik

Jusuf Gërvalla Artisti me Shpirtin e ndezur patriotik

Veprimtari, shkrimtari dhe këngëtari i njohur, Jusuf Gërvalla qe e shkruar të jetonte vetëm deri në moshën 37-vjeçareI lindur më 1 tetor 1943, Jusuf Gërvalla do të njihej më pas si shkrimtar, veprimtar i shquar e muzikant. Ai u lind në një familje patriote në Dubovik të Deçanit, ku edhe kreu shkollën fillore, ndërsa atë të mesmen e përfundoi në Pejë. Studimet e larta i përfundoi mes kryeqytetit të Kosovës dhe atij slloven. Fillimisht, punoi si gazetar në Shkup e Prishtinë, gjersa më pas filloi të shkruajë dhe kompozojë. Kitara ishte arma e tij e fortë…Jusuf ishte fëmijë i dytë i familjes Gërvalla, gjersa vëllezërit e tij ishin: Avdyli, Hyseni dhe Bardhoshi. Përkundër mundësive të kufizuara ekonomike të familjes, Jusuf Gërvalla arriti të shkollohej, duke plotësuar ëndrrën e tij të madhe për të arritur në jetë.Jusuf Gërvalla njihej si një nga gazetarët më në zë të gazetës “Rilindja”. Në vitin 1968 nis karrierën si gazetar dhe përthyes në gazetën e asaj kohe, ”Flaka e Vëllazërimit”(botohej në Shkup), ku përkthente në shqip nga gjuha serbo-kroate-sllovene. Ndërkohë, pesë vjet më vonë, nis punën si gazetar në “Rilindje”, ku shkruante mbi temat muzikore dhe ansamblet muzikore të kohës.Përkundër faktit që veprat e tij letrare, nuk janë shumë të njohura, Sabri Hamiti u kujdes që në vitin 1992, të jetësojë krijimtarinë e tij, në një botim të vetëm.Në letërsi, Jusuf Gërvalla nuk i takonte qarkut të “lapidaristëve” të poezisë fjalëpakë, që e shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në petkun e arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të traditave të lashta gojore.Në dy përmbledhjet me poezi të titulluar “Fluturojnë e bien” (1975) dhe “Kanjushë e verdhë” (1978) – poezia e tij merrej kryesisht me vatrën e poetit tek janë mjaft kuptimplotë titujt e cikleve “Shtëpia në kornizë” dhe “Skena nga jeta e fshatit”.Në vëllimin e tretë poetik, “Shenjat e shenjta” (1979), kemi të bëjmë dhe me fjalë dhe elemente si “hije”, “pluhur”, “frikë”, “terr”, “ftohtë”, “varr”. Shkallëzohen vetmia dhe shqetësimet e poetit që flet shpesh edhe për fundin dhe vdekjen. Me një thellësi që nuk hetohet në lexim të cekët, na paraqet tablo tejet të qëlluar të groteskut që e quajmë “jeta”.Duke qenë një adhurues i artit, Jusuf Gërvalla kishte një talent të papërshkrueshëm edhe në muzikë. Ai ishte autor i shumë këngëve të njohura, gjithashtu luante edhe në kitarë.Ndër këngët që mbahet mend është “Kënga e bilbilit”, muzikën dhe tekstin e të cilës, i realizoi vetë. Kjo këngë, që është një përpunim i mençur i këngës myzeqare “O kjo anë e lumit”, shquhet për vargjet plot kuptim dhe jetë, që e bënë të pavdekshme.Më 17 janar të vitit 1982, në Untergrupenbach të Gjermanisë, dy vrasës të panjohur të UDB jugosllave kryen atentat ndaj Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës. Bardhoshi dhe Kadriu vdiqën aty për aty, ndërkaq Jusufi vdiq në spital. Të tre këta u shquan për veprimtarinë e tyre politike në Perëndim dhe synonin çlirimin e Kosovës nga zgjedha jugosllave. Burimi Hejzat

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT